Ndërlidhjet

Afganistan: Eksplodime dhe të shtëna e kanë përfshirë Kabulin


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit
Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit
Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit po vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të sigurisë afgane dhe militantëve të armatosur, brenda një ndërtese në pjesën perëndimore të qytetit.

Sot më herët gjatë ditës, një sulmues vetëvrasës e aktivizoi ekpslozivin brenda këtij objekti.

Shefi i policisë së Kabulit, Mohammad Zahir, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se personat e armatosur kishin hyrë në ndërtesë pas eksplodimit.

Në këtë ndërtesë janë të vendosura organizatat joqeveritare ndërkombëtare, që financohen nga USAID-i.

Zahir tha se brenda ndërtesës ishin disa shtetas të jashtëm, përfshirë amerikanë, australianë, dhe nga Malajzia.

Nuk ka raporrte të menjëhershme për viktima eventuale.

Nëpërmjet një njoftimi, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se cak i sulmit ishte kjo nërtesë meqë ajo përdoret si kishë për t’i konvertuar afganët në të krishterë.
XS
SM
MD
LG