Ndërlidhjet

OKB reagon për ndalimin e Twitter dhe You Tube në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Një grup i ekspertëve të pavarur të Organizatës Kombeve të Bashkuara, ka shfaqur shqetësimin, lidhur me masën e autiriteteve turke për të parandaluar qasjen në You Tube dhe Twitter.

Autoritetet turke kanë bërë me dije dje, se janë ndërmarrë masa për të bllokuar qasjen në You Tube brenda territorit të Turqisë.

Javën e kaluar ndërkaq, autoritetet në Turqi e kanë bllokuar qasjen në rrjetin social Twitter.

Në një deklaratë që ka lëshuar sot, Raportuesi Special i OKB-së për të drejtën e lirisë së shprehjes së mendimit Frank La Rue, ka thënë se, kufizimet e tilla duhet të arsyetohen me prova nëse veç bëhen.
XS
SM
MD
LG