Ndërlidhjet

Banka Botërore ndanë 500 milionë dollarë për energjinë në Azi


Ilustrim
Ilustrim
Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ka bërë me dije sot, se ka marrë vendim që mbi 500 milion dollarë ti jepen si grant dhe kredi financiare Azisë Qendrore dhe asaj Jugore, për ndërtimin e transmisionit të energjisë.

Banka Botërore bëri me dije se do të ndërtohen më shumë se 1 mijë e 200 kilometra të linjave për transmetimin e enegjisë elektrike si dhe trafostacione për të transmetuar energjinë elektrike në Tagjikistan, Kirgizi, Pakistan dhe Afganistan.

Përveç investimeve në infrastrukturë, Banka Botërore ka bërë me dije, se do të ofroj mbështetje shtesë vendet që kanë nevoja specifike.

E tërë kostoja e projektit, është vlerësuar të jetë rreth 1.17 miliardë dollarë, në të cilën kosto do të participojnë edhe Banka Islamike për Zhvillim si dhe Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG