Ndërlidhjet

Obama takoi Mbretin Abdullah


Presidenti Obama dhe Mbreti Abdullah
Presidenti Obama dhe Mbreti Abdullah
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar në Riad Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite.

Takimi ka ndodhur në kohën e tensioneve midis dy vendeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe luftën civile në Siri.

Pas takimit dyorësh, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë, me të cilën ka nënvizuar marrëdhëniet “e fuqishme” dypalëshe.

Zyrtarët të paidentifikuar amerikanë kanë thënë se Obama i ka thënë Mbretit se nuk do të pranojë “një marrëveshje të keqe” për Iranin.

Arabia Saudite vazhdimisht ka kërkuar nga Uashingtoni që të ofrojë më shumë mbështetje për rebelët sirianë.
XS
SM
MD
LG