Ndërlidhjet

Në Britani bëhen gay-martesat e para


Ilustrim
Ilustrim
Në Britani janë bërë martesat e para midis çifteve të gjinisë së njëjtë, pasi në mesnatë ka hyrë në fuqi ligji që i lejon ato në Angli dhe Uells.

Kryeministri David Cameron ka thënë se ky hap është mesazh se njerëzit janë të barabaratë.

Skocia ka kaluar ligjin e ngjashëm në muajin shkurt dhe martesat e para të gjinisë së njëjtë pritet të ndodhin më vonë.

Irlanda Veriore ka thënë se nuk ka plane të ndjekë shembullin.

Numri i vendeve që lejojnë martesat e homoseksualëve ka arritur tashmë në 17.

Holanda ka qenë e para që i ka lejuar ato në vitin 2000.
XS
SM
MD
LG