Ndërlidhjet

Lideri tatar kërkon autonomi në Krime


Udhëheqësi i komunitetit tatar të Krimesë, Refat Chubarov.
Udhëheqësi i komunitetit tatar të Krimesë, Refat Chubarov.
Udhëheqësi i komunitetit tatar të Krimesë ka thënë se do autonomi për pakicën autoktone myslimane të Gadishullit.

Refat Chubarov u është adresuar qindra delegatëve, të cilët janë mbledhur të shtunën për të diskutuar të ardhmen e tatarëve.

Chubarov ka kërkuar nga ta që të miratojnë “fillimin e procedurave politike dhe ligjore për krijimin e autonomisë territoriale dhe etnike të tatarëve”.

Rusia ka aneksuar Krimenë këtë muaj, pasi banorët kanë votuar masovikisht për ndarje nga Ukraina.

Tatarët, në masë të madhe kanë bojkotuar, referendumin.

Në Krime jetojnë rreth 300,000 tatarë.
XS
SM
MD
LG