Ndërlidhjet

Kiska fiton presidencialet në Sllovaki


Andrej Kiska
Andrej Kiska
Manjati Andrej Kiska ka fituar zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, pavarësisht se nuk ka pasur përvojë të mëparshme politike.

Kiska ka mundur kryeministrin aktual, Robert Fico, në rrethin e dytë të zgjedhjeve që është zhvilluar të shtunën.

Fitorja e tij pengon social-demokratët e Ficos që të kenë kontrollin edhe të presidencës, edhe të parlamentit.

Sllovakia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kiska mbështet shtetin e Kosovës dhe ka thënë se vendi i tij duhet ta njohë atë.
XS
SM
MD
LG