Ndërlidhjet

Pakistan: Ish-presidenti, sot para gjykatës


Ilustrim
Ilustrim
Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit Pervez Musharraf, sot pritet që paraqitet para një gjykate të veçantë, ku është i akuzuar për veprën penale të tradhëtisë së madhe.

Procedurat ligjore ndaj ish-presidentit Musharraf, kanë filluar në dhjetor, por ish-gjenerali është shfaqur vetëm një herë në gjykatë dhe si i tillë ai ende nuk është akuzuar zyrtarisht.

Rasti ka të bëjë me vitin 2007, kur në cilësinë e presidentit ai e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Musharraf u largua nga pushteti më 2008-ten.

Vitin e kaluar, ai u ri-kandidua për president, por menjëherë është përballur me një seri të padive ndaj tij, që kishin të bënin me periudhën e sundimit të tij, 1999-2008.
XS
SM
MD
LG