Ndërlidhjet

Kryeministri i Rusisë, viziton Krimenë


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, së bashku me zyrtarë të lartë nga Moska, po e vizitojnë sot gadishullin Krimeja, gadishull ky i Ukrainës i uzurpuar së fundi nga Moska.

Medvedev në rrjetin e tij Twitter, njoftoi se gjendet në Simferopol, dhe se sot qeveria në Krime do të diskutoj për zhvillimet e fundit në atë pjesë.

Agjencitë e lajmeve, thonë se Medvedev në krye të delegacionit, bashkë me ministra e zëvendëskryeministra rusë, do të kryesojë një takim ku do të diskutohet për zhvillimin social dhe ekonomik të Krimesë.
XS
SM
MD
LG