Ndërlidhjet

Turqi: AKP – fituese e fuqishme në zgjedhjet lokale


Recep Tayyip Erdogan (në mes) së bashku me bashkëshorten e tij Emine (e dyta nga e majta) dhe anëtarët e tjerë të familjes duke e festuar fitoren në zgjedhjet lokale në Turqi
Recep Tayyip Erdogan (në mes) së bashku me bashkëshorten e tij Emine (e dyta nga e majta) dhe anëtarët e tjerë të familjes duke e festuar fitoren në zgjedhjet lokale në Turqi
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që e udhëheq qeverinë në Turqi, ka dalur fituese e fuqishme në zgjedhjet e djeshme lokale.

Televizioni i Turqisë thotë se pasi sot janë numëruar 98% të votave, AKP-ja ka më tepër se 45%, ndërsa e dyta është partia opozitare CHP, me 28% të votave.

Rrjeti televiziv CNN Turk ka raportuar se AKP-ja e kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ka fituar në Stamboll dhe duket se ka arritur fitore me diferencë të vogël në kryeqytetin Ankara, megjithqë rezultatet ende nuk janë finalizuar.

Votimet e së dielës janë konsideruar gjërësisht si referendum ndaj kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, meqë partia AKP ishte në krye të qeverisë prej vitit 2002.

Duke folur para mbështetësve, mbrëmë vonë, zoti Erdogan tha se do t’i ndjek kritikët, që e kishin akzuar atë për korrupsion.
XS
SM
MD
LG