Ndërlidhjet

Kerry: Asnjë vendim për Ukrainën, pa Ukrainën


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit në Ambasadën e Rusisë në Paris
John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit në Ambasadën e Rusisë në Paris
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se asnjë vendim nuk do të merret për Ukrainën, pa përfshirjen e Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara po konsultohen me Ukrainën në secilin hap të këtij procesi dhe ne nuk do ta pranojmë rrugën përpara ku qeveria legjitime e Ukrainës nuk është në tryezë. Ky parim është i qartë: jo vendime për Ukrainën, pa Ukrainën”, tha John Kerry, mbrëmë vonë në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zoti Kerry, pashtu, ka theksuar se i ka paraqitur “shqetësimet e fuqishme” të Uashingtonit për grumbullimin e forcave të Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës, duke kërkuar që ato forca të tërhiqen.

Ministri rus, Sergei Lavrov, në një koferencë të ndarë për gazetarë në Paris, tha se Ukraina nuk mund të funksionoj si shtet i bashkuar dhe do të duhej të ishte një federatë e butë e rajoneve, që e zgjedhin modelin e vet ekonomik, fetar dhe gjuhësor.

“Ne jemi pajtuar të punojmë me qeverinë e Ukrainës dhe me popullin ukrainas në mënyrë të gjërë për ta arritur paqen në hapësirat prioritare, siç janë të drejtat e minoriteteve, të drejtat gjuhësore, arritja e çarmatosjes së forcave jo të rregullta dhe provokatorëve, arritjen e reformës gjithëpërfshirëse kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjve nën observimin ndërkombëtar”, tha Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG