Ndërlidhjet

Schaeuble: Krimeja – e ngjashme me agresionin nazist më 1938


Wolfgang Schaeuble
Wolfgang Schaeuble
Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, thotë se okupimi i Krimesë nga ana e Rusisë, mund të krahasohet me agresionin nazist në vitin 1938, që ka çuar në aneksimin e rajoneve gjermanishtfolëse në Çekosllovakinë e atëhershme.

Pasi sot ishte raportuar për këto komente, një zëdhënës i zotit Schaeube është përpjekur të qartësoj duke theksuar se ministri nuk e kishte krahasuar Rusinë e sotme me Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, poashtu, e ka distancuar vetveten nga këto komente, duke thënë se i vije keq për aneksimin e Krimesë si rast unik dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Ministri Schaeuble, në komentet e veta, tha se dëshira e presidentit, Vladimir Putin, për t’i mbrojtur rusët dhe rusishtfolësit në Krime, ishte e ngjashme me mënyrën se si Hitleri e kishte arsyetuar agresionin e Rajhut të Tretë në Sudetenland.

Më herët këtë muaj, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i pat krahasuar hapat e Putinit në Ukrainë me aksionet e Hitlerit.
XS
SM
MD
LG