Ndërlidhjet

Bruksel: Filloi rundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi


Hashim Thaçi (djathtas) Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel
Hashim Thaçi (djathtas) Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel
Në Bruksel sot ka filluar rundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, që mbahet në nivel të kryeministrave, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Siç kanë njoftuar zyrtarë të BE-së, tashmë ka filluar takimi nddërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zonjës Ashton. Pastaj mbahet takimi ndërmjet zonjës Ashton dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqi, i cili shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Pritet që të ketë edhe një takim tripalësh.

Para takimit zoti Thaçi u tha gazetarëve se do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.
XS
SM
MD
LG