Ndërlidhjet

Bruksel: Filloi takimi tripalësh


Pamje nga një takim i mëparshëm i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së
Pamje nga një takim i mëparshëm i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së
Në Bruksel, në rundin e sotëm të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka filluar takimi i përbashkët tripalësh, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Në nisje të takimit të sotëm, kanë biseduar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zonja Ashton, e pastaj është mbajtur edhe takimi i zonjës Ashton me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqi, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit zoti Thaçi u tha gazetarëve se do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.
XS
SM
MD
LG