Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Kerry u takua me Netanyahun


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar mbrëmë vonë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për vazhdimin e bisedimeve të ndalura paqësore ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Zoti Kerry arriti gjatë ditës së djeshme në Lindjen e Mesme dhe sot pritet të takohet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Parashihet që deri më 29 prill të arrihet një marrëveshje për paqe, por duket se deri tash është bërë pak progres.

Izraeli dëshiron që Mahmud Abbasi ta njohë Izraelin si shtet të hebrenjëve, ndërsa ai deri tash ka refzuar ta bëjë këtë.

Palestinezët janë ankuar për vazhdimin e ndërtimeve të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në pjesën lindore të Jerusalemit, territore këto që palestinezët i dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Palestinezët, poashtu, janë ankuar lidhur me vendimin e Izraelit, që të shtunën të mos e lirojë edhe grupin e katërt të të burgosurve palestinezë.
XS
SM
MD
LG