Ndërlidhjet

Përsëri Kerry - Netanyahun, diskutohet lirimi i të burgosurve


Pamje nga një takim i mëparshëm Kerry - Netanyahu
Pamje nga një takim i mëparshëm Kerry - Netanyahu
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar sot me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të dytën herë brenda 12 orëve, në përpjekje për vazhdimin e negociatave me palestinezët.

Nuk ka pasur ndonjë informacion për kthesë të rëndësishme.

Megjithqë zoti Kerry është larguar për në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, burime palestineze thanë se ai do të kthehet në rajon brenda 24 orëve, për të biseduar me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Çështje madhore e diskutuar nga Kerry dhe Netanyahu ishte refuzimi i Izraelit për t’i liruar 26 palestinezë të burgosur, sipas pajtueshmërisë së arritur në bisedimet në korrik të vitit 2013.

Palestinezët i dhanë afat 24 orë zyrtarit të lartë amerikan për tu kthyer me një zgjidhje, ose në të kundërtën, siç thanë palestinezët, Izraeli “do të ketë pasoja”.
XS
SM
MD
LG