Ndërlidhjet

Nikolliq: Duhet marrëveshje e re për dialogun me Prishtinën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka shprehur bindjen se Qeveria e re serbe do të vazhdojë eurointegrimet, reformat dhe bisedimet me Kosovën, por ka thënë se për një gjë të tillë, duhet marrëveshje e re.

Në konferencën për gazetarë në Beograd, pas bisedimeve me presidentin e Çekisë, Millosh Zeman, Nikolliq ka thënë se qeveria e re duhet të dalë me strategji se si të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se për këtë duhet të deklarohet edhe Kuvendi i Serbisë.

Nikolliq ka thënë se marrëveshja e re për dialogun me Prishtinën është e nevojshme për shkak të rethanave të reja, si rishikimi i mandatit të EULEX-it, por edhe situatës në botë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të propozojë rezolutë të re, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Qeveria e re serbe pritet të marrë detyrën në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG