Ndërlidhjet

FMN e shqetësuar me rritjen e pagave në Kosovë


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së
Rritja e fundit e pensioneve dhe pagave të shërbyesve publikë për 25 për qind do të bëjë presion të dukshëm ndaj buxhetit të Kosovës dhe do të dëmtojë sektorin privat, i ka thënë agjencisë Reuters një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në vitin 2011, FMN-ja ka anuluar një program paraprak me Kosovën, pasi kryeministri Hashim Thaçi ka rritur pagat e sektorit publik për 50 për qind, për të mbajtur një premtim parazgjedhor, kujton Reuters.

Muajin e kaluar, kabineti i Thaçit u ka rritur rrogat 240,000 mësuesve, zyrtarëve policorë, mjekëve, punonjësve të administratës shtetërore, pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale.

Ky veprim është bërë pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në mes të qershorit dhe shtatorit.

“Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve ngre shqetësime. Kjo do të bëjë presion të dukshëm mbi buxhetin dhe do të dëmtojë konkurrencën në sektorin privat. Një rritje më e moderuar në paga dhe përfitime më pak bujare do të ishin më të përshtatshme”, ka thënë përfaqësuesi rezident për Kosovën në FMN, Jose Sulemane.
XS
SM
MD
LG