Ndërlidhjet

Jemen: Katër të vrarë nga sulmi i Al Kaidës


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët jemen kanë njoftuar se të pakten katër persona janë vrarë nga grupe të armatosura të Al Kaidës, në një komandë ushtarake pjesën jugore të vendit.

Të paktën tre ushtarë, janë në mesin e të vrarëve.

Dy sulmues që dyshohen se i takojnë rrjetit terrorist Al Kaida, janë qëlluar për vdekje nga ushtarët jemenas.

Sulmi në komandë ka nisur kur një makinë bombë ka shpërthyer në hyrje të kompleksit ushtarak.

Al Kaida në gadishullin arabik e ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme ne Jemen.

Qindra persona janë vrarë në Jemen, që nga trazirat që çuan në rrëzimin e presidentit Abd - Rabbu Mansour, në vitin 2012-të.
XS
SM
MD
LG