Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Kazakistanit


Kryeministri në largim i Kazakistanit, Serik Akhmetov
Kryeministri në largim i Kazakistanit, Serik Akhmetov
Kryeministri i Kazakistanit Serik Akhmetov, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ahmetov tha se dorëheqjen e tij e ka dorëzuar sot tek presidenti Nursultam Nazarbaev.

Serik Akhmetov tha se është mirënjohës për besimin që ka pasur presidenti ndaj tij.

Ai ka bërë me dije se me dorëheqjen e tij, përfundojnë edhe të gjitha kompetencat e ministrave të tij.

Akhmetov ishte emëruar kryeministër në shtator të vitit 2012.

Nuk është dhënë asnjë arsye për dorëheqjen e tij.
XS
SM
MD
LG