Ndërlidhjet

Serbia dënon me burg vrasësit e redaktorit kroat


I dënuari Zheljko Milanoviç gjatë arrestimit të tij në Beograd, më 31 Maj 2009
I dënuari Zheljko Milanoviç gjatë arrestimit të tij në Beograd, më 31 Maj 2009
Gjykata e Serbisë i ka dënuar sot me burgim dy persona në lidhje me hedhjen e bombës që kishte lënë të vrarë një redaktor të gazetës kroate i cili mbulonte krimin e organizuar në Ballkan.

Gjykata e Krimit të Organizuar në Beograd e ka dënuar të mërkurën me 40 vjet burgim Zheljko Milovanoviç.

Ky i fundit, ka konbtribuar në montimin e bombës që kishte shpërthyer në vitin 2008 në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Nga shpërthimi në Zagreb, ishte vrarë redaktori Ivo Pukaniç si dhe një tjetër punonjës i gazetës “Nacional”.

Një person tjetër i akuzuar në këtë rast është dënuar me pesë vite burg.

I akuzuar se e ka organizuar hedhjen e bombës, Sreten Joçiç, është liruar nga akuza në mungesë të provave të mjaftueshme ndaj tij.

Por, Joçiç do të mbetet në burg, duke vuajtur një dënim prej 15 vjetësh për një vrasje tjetër.
XS
SM
MD
LG