Ndërlidhjet

Palestinezët paraqesin 15 kërkesa për njohje ndërkombëtare


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet palestineze kanë paraqitrur kërkesa për t’iu bashkuar 15 mekanizmave dhe konventave ndërkombëtare, një veprim ky që kërcenon prishjen e bisedimeve me Izraelin, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ky hap nga autoritetet palestineze erdhi në prag të përfundimit të negociatave me Izraelin, më 29 prill.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas, tha se kërkesat për njohje ndërkombëtare erdhën si përgjigje pas dështimit të Izraelit për ta përmbushur premtimin për lirimin e dhjetra palestinezëve.

Abbas fillimisht kishte premtuar se palestinezët do të ndërprerjë fushatën e tyre për njohje ndërkombëtare deri në përfundimin e bisedimeve për paqe me Izraelin.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka anuluar udhëtimin e planifikuar këtë javë për në Bregun perëndimor në Ramallah, për të biseduar atje me Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG