Ndërlidhjet

SHBA publikon akuzat ndaj biznesmenit ukrainas Dmytro Firtash


Biznesmeni ukrainas, Dmytro Firtash
Biznesmeni ukrainas, Dmytro Firtash
Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar biznesmenin ukrainas Dmytro Firtash dhe pesë persona të tjerë si pjesë e një komploti të shantazhit ndërkombëtar gjatë të cilit miliona dollarë u dhanë ryshfet tek zyrtarët indianë për të siguruar licenca për nxjerrjen e titanit.

Lajmin për dyshimin ndaj Firtash dhe pesë personave të tjerë, e ka bërë me dije Departamenti Amerikan për Drejtësi.

Departamenti ka bërë me dije se që nga viti 2006, të dyshuarit kanë paguar ryshfet më shumë se 15 milionë dollarë, me qëllim të sigurimit të kontratave për minerale në shtetin indian, Andra-Pradesh.

Biznesmeni ukrainas është arrestuar muajin e kaluar në Vienë të Austrisë pas një urdhëri të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara.

Por dyshimet ndaj tij, nuk janë bërë publike deri më tani.
Ai u lirua nga mbajtja në paraburgim pas një kaucioni të dhënë në gjykatën e Austrisë në vlerë prej 125 milionë eurosh.

Ai është liruar me kushtin që të mos largohet nga Austria.
Pesë të pandehurit e tjerë, mbeten në liri.

Firtash ishte një mbështetës i presidentit të përmbysur ukrainas, Viktor yanukovych.
XS
SM
MD
LG