Ndërlidhjet

Kerry: Zgjedhjet në Afganistan shënojnë një tranzicion historik


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka shfaqur shpresën e tij se zgjedhjet e së shtunës për poresident në Afganistan, do të shënojnë një tranzicion historik për demokracinë e Afganistanit.
Afganët do të votojnë të shtunën për të zëvendësuar presidentin akual, Hamid Karzai.

Përmes një deklarate të lëshuar, Kerry i ka quajtur zgjedhjet si moment të rëndësishëm pas më shumë se një dekade sakrificë dhe luftë atje.

“Duke u angazhuar në një proces gjithpërfshirës, të drejtë dhe transparent, udhëheqësit e Afganistanit do të kontribuojnë në një rezultat që do të jetë i pranushemë në masë të gjerë nga afgant dhe që do të forconte unitetin e vendit e të ardhmen e tij demokratike”, ka theksuar Kerry.

Kerry tha se dorëzimi paqësor i pushtetit, do të jetë po aq i rëndësishëm sa është i rëndësishëm edhe progresi i dekadës së fundit, për ndërtimin e një Afganistani të fortë, të sigurtë dhe të begatë.
XS
SM
MD
LG