Ndërlidhjet

Pakistan: Policia kërkon falje për arrestimin e turistes gjermane


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë pakistaneze e ka urdhëruar policinë e atjeshme, që të kërkoj falje për arrestimin e një turistje gjermane e cila kishte vizë të vlefshme, por ishte mbajtur nga organet e rendit për dy javë.

Një avokat pakistanez i turistes gjermane i tha agjencisë AFP se policia pas urdhërit të marrë, ka kërkuar falje.

Turistja gjermane ishte arrestuar më 16 mars në Dera Ghazi Khan, vend në të cilin ajo kishte shkuar për të marrë pjesë në një festival që mbahet qdo vitë atje, për nder të shenjëtori të njohur si Sufi.

Duke e arsyetuar arrestin, autoritetet pakistaneze kishin thënë që ajo nuk kishte të drejtë që ta vizitonte atë zonë.

Në vendimin e gjykatës që ndaj saj të kërkohet falje, gjykata ka bërë me dije se autoritetet pakistaneze duhet të vendosin shenja për të treguar se cilat zona janë të ndaluara, e cilat jo.
XS
SM
MD
LG