Ndërlidhjet

Ratifikimi i traktatit për tregtinë globale të armëve


iLUSTRIM
iLUSTRIM
Shtatëmbëdhjetë vendet e Bashkimit Evropian dhe El Salvadori e kanë ratifikuar një marrëveshje historike që rregullon tregtinë globale të armëve.

Ambasadorët e 18 vendeve i kanë dorëzuar dokumentet të mërkurën gjatë një ceremonie në OKB, në përvjetorin e parë të miratimit të Traktatit të tregtisë me armë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.

Ratifikimi i ri, sjell në 31 numrin e përgjithshëm që është më shumë se gjysma e 50 sa janë të nevojshme, që pakti të hyjë në fuqi.

Pesë nga eksportuesit kryesorë të armëve Britania, Franca, Gjermania, Italia, dhe Spanja, ishin në ceremoni.

Vendet e tjera evropiane që e kanë ratifikuar traktatin janë, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Hungaria, Irlanda, Letonia, Malta, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.

Traktati është marrëveshja e parë që përshkruan udhëzimet rreth shitjes globale të armëve.
XS
SM
MD
LG