Ndërlidhjet

Idrisov: Pritet themelimi i Unionit Ekonomik Euroaziatik


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i jashtëm kazak Erlan Idrisov, ka bërë me dije se gjatë muajit të ardhshëm presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, do të nënshkruajnë marrëveshje për krijimin Unionit Ekonomik Euroaziatik.

Teksa ka folur para gazetarëve në Moskë, para takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, Idrisov tha se presidenti kazak Nursultan Nazarbaev dhe homologët e tij rus e bjellorus, Vladimir Putin dhe Alyaksandr Lukashenko, do të takohen shumë shpejt në Minsk para takimit që do të jetë në Astana në maj.

Gjatë takimit të majit, sipas Idrisov, të tre udhëheqësit do të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Unionit Ekonomik të Euroazisë.

Të trija këto vende janë anëtare themeluese të Bashkimit Doganor.
XS
SM
MD
LG