Ndërlidhjet

Jahjaga merr pjesë në Forumin Ekonomik për Amerikën Latine


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka marrë sot pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine, në të cilin po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve nga rajoni i Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Presidentja Jahjaga, sipas një kumtese të lëshuar nga zyra e saj, ka përcjellur panelin me temën “'Hapja e rrugëve për progresin e përbashkët',' ku pjesëmarrës ishin Presidenti i Panamasë Rikardo Martinelli, Presidentja e Kostarikës Laura Chinchilla Miranda, Presidenti i Guatemalës. Otto Perez Molina dhe kryeministrja e Trinidad dhe Tobago zonja Kamla Persad-Bissessar.

Gjatë bisedës me presidentin e Guatemalës, Jahjaga ka thënë se “vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit”.

Presidenti i Guatemalës në anën tjetër, është zotuar se po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtoj mundësinë e njohjes.
XS
SM
MD
LG