Ndërlidhjet

Sulmuesi i Fort Hood-it ka shërbyer në Irak


Fort Hood, Teksas - 2 prill 2014
Fort Hood, Teksas - 2 prill 2014
Sekretari i Ushtrisë amerikane, John McHugh, ka thënë se ushtari i dyshuar për të shtënat në bazën Fort Hood, nga të cilat janë vrarë tre persona, ka shërbyer në Irak.

Ai ka thënë se ushtari i është bashkuar ushtrisë më 2008 dhe ka shërbyer për katër muaj në Irak, në vitin 2011.

Sipas tij, ai nuk ka pasur përfshirje direkte në luftë dhe nuk është plagosur ndonjëherë.

McHugh i ka thënë një seance dëgjimore në Senat se ushtarit në fjalë i janë përshkruar barna për të trajtuar probleme mendore, përfshirë depresionin dhe ankthin.

Ai po ashtu ka thënë se hetuesit nuk kanë gjetur prova se ai ka pasur lidhje me grupet ekstremiste.

Përveç tre të vrarëve, zyrtarët kanë thënë se nga të shtënat e së mërkurës janë plagosur edhe 16 persona të tjerë.

Ushtari, i identifikuar si Ivan Lopez, më pas ka bërë vetëvrasje.

Këto kanë qenë të shtënat e dyta masive në bazën në Teksas qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG