Ndërlidhjet

Komiteti i Senatit kërkon publikimin e raportit për CIA-n


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti i Inteligjencës i Senatit amerikan ka votuar në mbështetje të publikimit të pjesëve të një raporti të klasifikuar, i cili kritikon metodat e marrjes në pyetje të CIA-s.

Raporti, i përgatitur nga hetues që punojnë për Komitetin e Inteligjencës, paraqet gjetje, të cilat argumentojnë se teknikat e CIA-s kanë qenë shpesh mizore ndaj të burgosurve dhe joefektive në marrjen e informacionit të besueshëm për komplotet terroriste.

Kritikët thonë se metodat, si hedhja e të burgosurve në ujë të akulltë dhe goditja e kokave të tyre për mur, llogariten si torturë.

CIA ka hedhur poshtë shumë konstatime të raportit.
XS
SM
MD
LG