Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë rusë në Çeçeni


Çeçeni
Çeçeni
Katër ushtarë rusë janë vrarë në republikën jugore të Çeçenisë.

Ministria e Brendshme ruse ka thënë se ushtarët kanë pësuar pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një pajisje shpërthyese në fshatin Jandi.

Në incident janë plagosur edhe shtatë ushtarë të tjerë.

Kaukazi Verior është rajoni më i trazuar i Rusisë.

Dhuna shpesh lidhet me krimin e organizuar apo kryengritjen islamike.

Militantët në Dagestan, Kabardino-Balkaria, Çeçeni dhe Ingusheti sulmojnë vazhdimisht policët, gjykatësit dhe zyrtarët lokalë, duke thënë se ata luftojnë për të krijuar një shtet islamik në jug të Rusisë.
XS
SM
MD
LG