Ndërlidhjet

Diplomati rus këshillon amerikanët: Bëni yoga!


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
Një diplomat i lartë rus ka thënë se politikë-bërësit amerikanë duhet të qetësohen dhe të pranojnë se Krimeja është tani pjesë e Rusisë.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, i ka thënë agjencisë Interfax se Shtetet e Bashkuara “janë fiksuar” në ndalimin e bashkëpunimit me Rusinë.

Ai ka thënë se “këshilla e tij për partnerët amerikanë është të kalojnë më shumë kohë jashtë, të praktikojnë yoga dhe të shikojnë komedi televizive”, në vend se "të bëjnë teka fëmijësh dhe histeri që nuk do të ndihmojnë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë me ndalesa udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, pas aneksimit të Krimesë nga Moksa.
XS
SM
MD
LG