Ndërlidhjet

Lavorv takon ministren e Jashtme moldave


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, takon sot në Moskë ministren e Jashtme të Moldavisë, Natalia Gherman.

Bisedimet pritet të fokusohen në situatën në Transdniester, pas pohimeve ruse se rajoni separatist, i cili mbështetet nga Moska dhe është “sanduiç” midis Moldavisë dhe Ukrainës, po përballet me “bllokadë”.

Lavrov ka thënë këtë javë se Moska “është e shqetësuar për hapat e marrë nga udhëheqësit aktualë të Ukrainës në lidhje me lirinë e lëvizjes”.

Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë paralajmëruar muajin e kaluar për ndërhyrje të Rusisë përmes Ukrainës, për të pushtuar Transdniesterin.

Ky i fundit ka shpallur pavarësinë nga Moldavia më 1990.
XS
SM
MD
LG