Ndërlidhjet

Thirrje për mbylljen e restoranteve McDonald’s në Rusi


Rusi
Rusi
Ushëheqësi i Partisë Liberal-Demokrate ruse, Vladimir Zhirinovsky, ka bërë thirrje për mbylljen e të gjitha restoranteve në Rusi që i përkasin zinxhirit amerikan të ushqimeve të shpejta, McDonald’s.

Thirrja e Zhirinovskyt vjen një ditë pasi dega e McDonald’s-it në Ukrainë ka njoftuar se pezullon operacionet e saj në Krime, “për shkak të arsyeve të pavarura të kompanisë”.

Zhirinovsky u ka thënë gazetarëve në Moskë se “mbyllja e restoranteve të McDonald’s-it në Krime është një gjë e mirë; do të ishte mirë nëse mbyllen të gjitha restorantet e tij në Rusi”.

Partia Liberal-Demokrate është parti ultra-nacionaliste në Rusi.
XS
SM
MD
LG