Ndërlidhjet

Mbi 8,000 ukrainas “duan të mbeten në ushtrinë ruse”


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se rreth 8,000 ushtarë ukrainas kanë vendosur të mbeten në Krime dhe t’i bashkohen ushtrisë ruse dhe se “3,000 prej tyre kanë marrë tashmë detyrat e reja”.

Ai ka thënë se ka qenë “e pahijshme dhe provokative” nga ana e Kievit që të thotë se disa ushtarë ukrainas janë abuzuar nga ushtarët rusë.

Shoigu po ashtu ka thënë se Rusia do të transferojë në Ukrainë armatimet e saj që kanë mbetur në Krime.

Ai nuk ka thënë se çfarë do të ndodhë me dhjetëra anije të Marinës Ukrainase, që janë konfiskuar nga forcat ruse gjatë marrjes së Krimesë, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG