Ndërlidhjet

Al Kaida në Jemen vret gjashtë ushtarë e dy civilë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ushtarakë në Jemen, bëjnë me dije se militantët e dyshuar të Al-Kaidës e kanë sulmuar një kompleks ushtarak duke lënë të pakten tetë persona të vdekur, nga të cilët gjashtë ushtarakë dhe dy civilë.

Të pakten njëmbëdhjetë persona të tjerë, sipas raporteve, janë plagosur gjatësulmit që ka ngjarë të premten në qytetin Aden.

Zyrtarët jemenë thanë se militantët kanë hedhur eksploziv në një makinë që gjendej në portën e kompleksit dhe kësisoji kanë hapur zjarrë ndaj ushtarëve.

Ministria e Mbrojtjes e Jemenit, përmes një deklarate të lëshuar ka bërë me dije se shtatë militantë janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Al Kaida në Jemen konsiderohet si mjaft aktive.
XS
SM
MD
LG