Ndërlidhjet

Indi: Dënohen tre burra me vdekje, për përdhunim


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë indiane i ka dënuar me vdekje tre burra, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në raste të përdhunimit.

Dënimet u shpallën në një gjykatë në Mumbai dhe atë në lidhje me dy raste që kanë ngjarë në korrik e gusht të vitit të kaluar.

Tre tashmë të dënuarit, janë gjetur fajtor gjatë muajit të kaluar.

Përdhunimet kishin ngjarë në një mulli të braktisur të qytetit.

India i ka ashpërsuar dënimet për rastet e përdhunimeve, që kur në dhjetor të vitit 2012, një studente ishte dhunuar në autobus.
XS
SM
MD
LG