Ndërlidhjet

Afganistan: Kandidatët kryesorë votuan, shpresojnë për të ardhmen


Në pritje për të votuar në një qendër votimi në Afganistan
Në pritje për të votuar në një qendër votimi në Afganistan
Në Afganistan sot po mbahen zgjedhjet presidenciale, që paraqesin transferin e parë demokratik të autoritetit në historinë e këtij vendi.

Dy kandidatët kryesorë në këto zgjedhje, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, tashmë kanë votuar.

Zoti Ghani, ish-ministër i financave, tha sot se dalja masive në zgjedhje dërgon mesazh te armiqtë e Afganistanit se kërcënimet e tyre nuk mund ta frikësojnë popullin afgan.

Kandidati tjetër, Abdullah Abdullahu, ish- ministër i jashtëm, këto zgjedhje i ka vlerësuar si “një hap përpara kah e ardhmja më e mirë”.

Gjithsej tetë kandidatë konsiderohen se kanë gjasë ta zëvendësojnë presidentin e deritashëm, Hamid Karzai, i cili nuk ka mundur të garoj për shkak se Kushtetuta e këtij vendi nuk lejon që presidenti të fitoj më shumë se dy mandate.

Autoritetet thonë se më se 350 mijë ushtarë janë vendosur në hapësira të ndryshme për ta penguar ndonjë ndërhyrje të talibanëve, që kanë thënë se do t’i shkatërrojnë zgjedhjet.

Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodhë në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për tu larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG