Ndërlidhjet

SHBA: Kompanisë Boeing i lejohet shitja në Iran


Një aeroplan i kompanisë Boeing
Një aeroplan i kompanisë Boeing
Kompania Boeing thotë se i është lejuar licenca nga Departamenti i financave i Shteteve të Bashkuara për eksportin e disa pjesëve rezervë për aeroplanët komercialë në Iran.

Kjo kompani ka njoftuar mbrëmë vonë se licenca i është dhënë për siguri të fluturimeve.

Poashtu dje, kompania General Electric tha se ka marrë leje nga autoritetet amerikane për riparimin e 18 makinave, që ishin shitur në Iran në fund të viteve të 70-ta.

Këta janë hapat e parë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet kompanive ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, prej Revolucionit Islamik në këtë vend, në vitin 1979.

Këto kontrata, njëherësh, shihen si pjesë e marrëveshjes së përkohshme ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit, lidhur me programin atomik të Teheranit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në muajin nëntor, Irani është pajtuar për t’i ngrirë disa aktivitete atomike për gjashtë muaj në këmbim për pezullim të pjesërishëm të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG