Ndërlidhjet

Kirgizi: Në mungesë u dënua ish-presidenti dhe familja e tij


Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi
Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi
Një gjykatë në kryeqytetin Bishkek të Kirgizisë, e ka dënuar mbrëmë vonë ish-presidentin, Kurmanbek Bakiev, dhe pjesëtarët e familjes së tij, në mungesë, me dënime të gjata kohore me burg për shkak të komplotit për ta vrarë një biznesmen të jashtëm.

Ish-presidenti është dënuar me 25 vjet burg dhe me konfiskim të pasurisë, ndërsa vëllau i tij, Janysh, që ishte shef i sigurisë shtetërore, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Djali i Bakievit, Marat, është dënuar me 20 vjet, ndërsa djali tjetër Maksim, me burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë.

Të gjithë ata janë dënuar për komplot për ta vrarë biznesmenin britanik, Sean Daily, nga kompania Oxus Gold.

Kjo komani e kishte licencën për minierën e arit në provincën Talas.

Në mes të betejës juridike ndërmjjet kompanisë Oxus Gold dhe qeverisë së Kirgizisë, lidhur me pronësinë ndaj minierës, biznesmeni Dailey ishte qëlluar nga të shtënat me armë, por kishte mbijetuar dhe ishte larguar nga Kirgizia.
XS
SM
MD
LG