Ndërlidhjet

Afganistan: Janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale


Femrat në Herat të Afganistanit janë tubuar në një shkollë për të votuar
Femrat në Herat të Afganistanit janë tubuar në një shkollë për të votuar
Në Afganistan janë mbyllur vendvotime në zgjedhjet presidenciale, megjithqë zyrtarët zgjedhorë thonë se njerëzit që po presin në rresht për të votuar jashtë vendvotimeve, do të lejohen ta kryejnë votimin.

Raportohet se në zgjedhjet e sotme është shënuar dalje masive e njerëzve.

Deri tash, ka raporte se vetëm një person është vrarë në dhunën për të cilët zyrtarët zgjedhorë thanë se ishte e ndërlidhur me zgjedhje.

Tetë kandidatë ishin në garë për ta zëvendësuar presidentin aktual, Hamid Karzai, i cili nuk ka mundur të garoj, pasi Kushtetuta e Afganistanit nuk lejon që presidenti t’i ketë tri mandate.

Autoritetet thonë se më se 350 mijë ushtarë janë vendosur në hapësira të ndryshme për ta penguar ndonjë ndërhyrje të talibanëve, që kanë thënë se do t’i shkatërrojnë zgjedhjet.

Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodhë në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për tu larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG