Ndërlidhjet

IRI: Shumica e rusishtfolësve në Ukrainë nuk ndjehen të kërcënuar


Rezultatet e një hulumtimi të financuar nga Shtetet e Bashkuara thonë se shumica e shtetasve rusishtfolës në Ukrainë nuk ndjehen “nën presion ose të kërcënuar” për shkak të gjuhës së tyre.

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) tha se gjetjet “i kundërshtojnë pretendimet e Moskës se shtetasit rusishtfolës janë të kërcënuar, pretendim që shumë besojnë se është pretekst për inkursione të mëtejshme të Rusisë në Ukrainë”.

Sipas rezultateve të hulmutmit, 85% e ukrainasve, dhe 66% e rusëve etnikë, thanë se nuk ndjejnë se shtetasit rusishtfolës janë të ballafaquar me presion në rritje prej përmbysjes së presidentit prorus, Viktor Yanukovich, në muajin shkurt të këtij viti.

IRI thotë se 1200 njerëz kanë marrë pjesë në këtë hulumtim, që ishte realizuar në të gjitha rajonet e Ukrainës, përfshirë Krimenë, prej 14 e deri më 26 mars.

Këtë hulumtim e ka financuar Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG