Ndërlidhjet

Hungari: Partia Fidesz favorite në zgjedhjet parlamentare


Ilustrim
Ilustrim
Sot në Hungari po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat konsiderohet se favorite është partia e krahut të djathtë, Fidesz, e kryeministrit, Viktor Orban.

Hulumtimet e opinionit, poashtu, kanë sugjeruar se aleanca opozitare e qendrës së majtë është në garë të ngushtë për vendin e dytë me partinë e djathtë, Jobbik.

Në zgjedhjet e vitit 2010, Viktor Orban arriti fitore bindëse me një shumicë prej dy të tretave në Parlament.

Opozita e kishte akuzuar Orbanin se i ka zvogëluar liritë civile dhe e ka dëmtuar lirinë e shprehjes, por ai ka këmbëngul se reformat në këtë vend ishin të nevojshme me qëllim që të kompletohej puna për çrrënjosjen e trashëgimisë së komunizmit nga Hungari dhe për ta reduktuar deficitin e buxhetit nën 3% të GDP-së, që kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Vendvotimet janë hapur në orën 6 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19.
XS
SM
MD
LG