Ndërlidhjet

Izrael: Kërcënime kundër veprimeve unilaterale palestineze


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtjen se Izraeli do të ndërmarrë masa të njëanshme kundër palestinezëve, nëse ata vazhdojnë të kërkojnë të bëhen palë e marrëveshjeve ndërkombëtaare, diçka që do të mund të kuptohej si shtet i pavarur palestinez.

Gjatë një mbledhjeje të qeverisë sot në Jerusalem, Netanyahu tha se “çfarëdo lëvizjesh unilaterale që ata ndërmarrin do të kenë përgjigje nga lëvizjet unilaterale nga ne”.

Këto komente u bënë pasi autoritetet palestineze të martën e kaluar kanë bërë kërkesë për tu bërë pjesë e afro 15 marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, i ka refuzuar thirrjet e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për tërheqje të këtyre aplikacioneve.

Uashingtoni po synon t’i shpëtoj bisedimet paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Palestinezët thonë se lëvizja kah marrëveshjet ndërkombëtare është përgjigje ndaj Izraelit, i cili ka refuzuar ta liroj grupin e katërt të të burgosurve palestinezë.
XS
SM
MD
LG