Ndërlidhjet

Ukrainë: Pro-rusët hyjnë në objektet e tri qyteteve


Donetsk, 6 prill 2014
Donetsk, 6 prill 2014
Protestues pro-rusë, kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në tri qytete të mëdha të Ukrainës lindore.

Dhjetëra protestues kanë kaluar kordonet e policisë gjatë të dielës dhe kanë hyrë në ndërtesën rajonale në qytetin Krahkiv.

Policia nuk ka përdorur forcë kundër protestuesve, të cilët e kanë ngritur flamurin rus, para hyrjes në ndërtesë.

Paraditen e së dielës ndërkaq, aktivistë pro-rusë po ashtu e kanë marrë nën kontroll ndërtesën rajonale në qytetin Donetsk, duke hyrë me forcë në zyrat e sigurimit shtetëror në Luhansk.

Disa protestues, edhe kanë kërkuar referendum ashtu siç ka ndodhur në Krime gjatë muajit të kaluar.

Presidenti Oleksandr Turchinov e ka anuluar një udhëtim të paraparë për në Lituani, me qëllim që të merret me trazirat e reja.

Ministri i brendshëm ukrainas, Arseni Avakov, e ka drejtuar gishtin kah presidenti rus Vladimir Putin dhe kah ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych, se qëndrojnë prapa këtyre trazirave.
XS
SM
MD
LG