Ndërlidhjet

Vdes ylli i Hollivudit, Mickey Rooney


Ilustrim
Ilustrim
Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçe, ylli i Hollivudit, Mickey Rooney.

Rooney ishte një nga legjendat e industrisë së filmit amerikan nga viti1930 deri në 1940.

Gjatë karrierës së tij 80 vjeçe, Rooney ka luajtur në më shumë se 200 filma.

Ai ishte bërë i famshëm për rolin e tij në serialin Andy Hardy.

Rooney në vitin 1944 ka qenë aktor në filmin “National Velvet”, së bashku me aktoren Elizabeth Tailor.

Rooney ishte i martuar tetë herë.

Martesa e tij e parë ishte me Ava Gardner.

Komandanti i policisë në Los Angeles, Andrew Smith, ka njoftuar se Rooney ka ndërruar jetë të dielën pranë familjarëve të tij, në shtëpinë e tij në veri të Hollivudit.
XS
SM
MD
LG