Ndërlidhjet

Ruandë: Përkujtohet 20 vjetori i gjenocidit


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Në Ruandë sot ka filluar java e përkujtimit të 20 vjetorit të gjenocidit.

Presidenti, Paul Kagame, dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e kanë ndezur flakën, e cila do të ndriçoj për 100 ditë, aq sa ka zgjatur gjenocidi.

Më se 800 mijë njerëz, shumica prej tyre tutsi etnikë, janë vrarë nga ekstremistët Hutu, në vitin 1994.

Masakra kishte filluar më 6 prill, pak kohë pasi presidenti hutu, Juvenal Habyarimana, ishte vrarë pasi aeroplani i tij ishte rrëzuar mbi kryeqytetin Kigali.

Ambasadorit të Francës, Michel Flesch, nuk i është lejuar pjesëmarrja në ceremoninë e përkujtimit për shkak të një mospajtimi diplomatik ndërmjet dy veendeve.

Mospajtimi filloi kur presidenti Kagame, në një intervistë, e akuzoi Francën dhe Belgjikën se kanë ndihmuar në përgatitjen e themelit për gjenocid dhe se kanë marrë pjesë në disa vrasje.
XS
SM
MD
LG