Ndërlidhjet

Foreign Policy: Lufta po vjen


Në fillim të muajit mars, Federata Ruse, pasi e mbajti referendumin nën kallashnikovë në Krime, e aneksoi rajonin dhe e vendosi themelin – sipas Moskës – për “realitete të reja politike – juridike”, për të cilat duhet thënë se janë paradigmë ruse për një botë pa ligje, shkruan në fillim të artikullit revista Foreign Policy.

Siç ka thënë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Rusia po e sjellë ligjin e xhunglës në tryezë. Për ata prej nesh që jetuam nëpër përpjekjet e Vladimir Putinit për ta kthyer përfundimin e asaj që ai e quan “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit 20, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ajo që po ndodhë në Ukrainë nuk është diçka e papritur.

Duhet të jetë krejtësisht e qartë tash se plani fillestar i Putinit për marrjen e pjesës lindore të Ukrainës, duke e mobilizuar popullatën ruse atje ka dështuar. Por, kjo nuk do të thotë se ai është tërhequr nga këto plane, shkruan Foreign Policy.

Historia duhet të jetë udhëzim i dobishëm për politikanët; së pari për të ndihmuar në parandalimin e shkatërrimeve, dhe së dyti, për të ndihmuar në reagimin ndaj shkatërrimeve që pashmangshëm ndodhin.

Por, ende shumë politikanë po e bëjnë gabimin e njejtë për të cilin ata është dashur të mësojnë para disa dekadash. Këto ditë, vetëm mund të përkujtojmë citatin e famshëm të Yogi Berras “Deja vu” që do të thotë “tashmë është parë”, shkruan Foreign Policy.

Me gjithë shembujt aktualë, Perëndimi vazhdon ta keqkuptoj ose arsyetoj agresionin e Putinit.

Viktima më e madhe për Perëndimin, nuk do të jenë vendet që tashmë janë të tilla, ose u kanoset rreziku, por para se gjithash, parimet mbi të cilat është ndërtuar Bota perëndimore. E vërteta është se Gjeorgjia, Ukraina dhe Modavia, po ndëshkohen nga Rusia për dëshirën e tyre për të jetuar në shoqëri të lirë dhe demokratike, një model që dallon shumë nga ai i Putinit.

Me siguri, Moska nuk duket se po kujdeset aq shumë për popullatën ruse në fqinjësinë e afërt, për aq gjatë sa ata janë sunduar në mënyrë të patrazuar nga miqtë e korruptuar të Kremlinit.

Por, gjatë dekadës së fundit, Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia, kanë mësuar për të shikuar kah Perëndimi, jo gjithaq për prioritete gjeopolitike, por meqë njerëzit atje janë inspiruar nga mënyra perëndimore e jetës, që respekton të drejta të njeriut dhe vlera universale.

Për këtë arsye, Perëndimi duhet t’i mbrojë këto vende, jo vetëm për kalkulime pragmatike, por për shkak të parimeve themelore që i kanë shndërruar demokracitë perëndimore në shoqëritë më të suksesshme në histori.

Winston Churchill njëherë në mënyrë profetike u kishte thënë atyre që përpiqeshin ta zbutnin rrezikun nga Hitleri: “Ju u është dhënë mundësia e zgjedhjes ndërmjet luftës dhe turpërimit. Ju e zgjidhni turpërimin dhe ju do të keni luftë”.

Sigurisht se ne nuk mund të presim që politikanët bashkëkohës, të dhënë pas zgjedhjeve dhe hulumtimeve të opinionit, të kenë stil të Churchillit në të gjitha kohërat.

Por, së paku, ata do të duhej të dëshironin që të mos shkojnë poshtë në histori si Neville Chamberlain-a të shekullit të 21.

Duke e keqkuptuar Putinin, i tillë siç ai është, dhe gjithnjë ka qenë, është në zemër të përpjekjeve për ta zbutur situatën aktuale, shkruan revista Foreign Policy në një artikull të gjatë.
Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG