Ndërlidhjet

Turchynov: Rusia ka dorë në kryengritjet në qytetet lindore


Oleksandr Turchynov
Oleksandr Turchynov
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, thotë se okupimi i ndërtesave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës dhe deklarata për shpalljen e së ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” janë orkestruar nga Rusia.

Në një fjalim televiziv, Turchynov tha sot se aksionet që filluan dje në qytetet lindore të Ukrainës, Luhansk, Donjeck dhe Harkov, paraqesin “valën e dytë të operacionit special të Rusisë kundër Ukrainës”.

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës theksoi se ata që “i kanë marrë armët kundër Ukrainës do të jenë cak i operacioneve antiterror”.
XS
SM
MD
LG