Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron për luftë civile në Ukrainë


Kharkiv, 8 prill 2014.
Kharkiv, 8 prill 2014.
Rusia ka paralajmëruar Kievin se çdo përdorim i forcës në lindje të Ukrainës, ku protestuesit pro-rusë kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në disa qytete, mund ta çojë vendin në luftë civile.

“Bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të përgatitjeve ushtarake, të cilat bartin rrezikun e luftës civile”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ajo vjen pasi ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se ka nisur një operacion antiterrorist në qytetin Kharkiv.

Sipas tij, 70 separatistë janë arrestuar për pushtimin e ndërtesave administrative rajonale.

Aktivistët pro-rusë kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në qytetet lindore Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk, duke kërkuar referendum për bashkim me Rusinë.
XS
SM
MD
LG